Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas njoftimit, vranësirat në viset e larta kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, ka thënë ai.
/TV Malisheva