Ulje e lehtë infektimesh është shënuar këtë të shtunë nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3149 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë me Covid 1326 qytetarë, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jetë në këto 24 orë.

Nga infektimet, 574 janë në Tiranë, 100 në Durrës, 61 në Vlorë, 60 në Shkodër, 49 në Berat, 48 në Fier, 43 në Lushnje, 36 në Sarandë, 34 në Lezhë, 27 në Krujë, 23 në Kamëz, 21 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Kurbin, Korçë, 17 në Kuçovë, 16 në Kavajë, 14 në Patos, nga 12 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, Dimal, nga 11 qytetarë në Dibër, Gramsh, 9 në Himarë, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, 7 në Shijak, nga 6 qytetarë në Tepelenë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, 3 në Tropojë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mat, Klos, Selenicë, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Belsh, Librazhd.

Janë 9,270 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 282,456 që nga fillimi i epidemisë.

/TV Malisheva

Share.