Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se një reciprocitet si ky i Qeverisë Kurti ka ekzistuar në vendimin e taksës.

Ai ka publikuar edhe vendimin për vendosjen e taksës 100% ku thuhet se institucionet si Dogana, Inspektorati i Tregut dhe Inspektoratet Komunale, obligohen t’i largojnë të gjitha produktet të cilat në etiketën apo deklaracionon e tyre e kanë çdo emërim tjetër në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Vendimi im i datës 21.11.2018, në të cilin vendoset taksa 100% për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4 parasheh një sërë masash reciprociteti për të cilat obligohet Dogana, Inspektorati i Tregut dhe Inspektoratet Komunale, që të obligojnë të gjithë operatorët ekonomik t’i largojne të gjitha produktet të cilat në etiketën apo deklaracionon e tyre kanë përmbajtjen e:

Importues/Distributor/Përfaqësues/Prodhues/apo edhe ndryshe, për dhe në “Kosovë e Metohi”, “Kosovo Unmik””Kosova 1244”, “Kosovo Rezoluta 1244, sikurse edhe ato në të cilat përdorin vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit apo edhe çdo emërim tjetër në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kjo e vërteton se Albin Kurti ka hequr taksën pa nder dhe kundërvlerë, si dhe e mashtron popullin me reciprocitet, i cili tashmë vetëm ka ekzistuar në vendimin e taksës.

RH

Share.