Shkruan Nuhi Krasniqi:

MALISHEVA, PA NOTER, PA GJYKATËS DHE ME PAK DREJTËSI.

Luftoj për Liri dhe drejtësi, por ” Zëri” i qytetarit të Malishevës dhe kërkesat e tyre legale në shumë fusha të jetës nuk dëgjohen edhe dy decenje pas luftës.Heshtje mbytëse dominon sidomos në fushën e drejtësisë ku institucionet zakonisht nuk funksionojn pasi mbesin të zbrazëta.
Ka vite p.sh që Malisheva nuk ka NOTER kurse mbi 60 mijë qytetarët e kësaj komune, maltretohen nëpër qendrat tjera komunale për të marr ndonjë shërbim.
Gjendje katastrofale mbretëron edhe në gjykatën e këtushme e cila është degë e Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Në lëmin civile e cila është bazë e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve punon vetëm një gjyqtarë.
Mijëra e mijëra lëndë mbesin nëpër zyret e mbyllura të gjhqtarëve, që fatkeqësishtë vijnë, bëjnë ndonjë sfilat pasi u kanë thënë se gjyqtari duhet të vishet bukur dhe ikin nëpër qendra të mëdha të vendit ku mendojnë të bëjnë karrijerë.

Gjendja në kët sektor është shumë më e keqe se ajo e para më shumë se 30 viteve, kur gjykata e atëhershme komunale kishte shumë më pak kërkesa dhe shumë më tepër gjyqtar civilist që bënin punën e tyre.
Dikur ky regjion jepte plot gjyqtar edhe për gjykatat e komunave tjera kurse tash numri i gjyqtarëve lokal që punojnë në këtë gjykatë është vetëm 2 dhe atë nga lëmit tjera.

Politika e keqe e regrutimit dhe inatet kan bërë që dhjetra e dhjetra profesionist të refuzohen kurse në qendrat vendimmarrëse këta të rinjë nuk ka kush ti përkrah pasi Malisheva nuk shihet nga Prishtina.
Habit fakti i heshtjes totale të institucioneve në këtë regjion tradicionalisht të lënë pasdore.
Shuarja dhe degradimi i institucioneve të drejtësisë në Malishevë nuk do të duhej të ishte detyrë e shtetit pasi do të duhej të ishte e kundërta.

Institucionet qëndrore me çdo kusht duan Vejting por vejtingu mbi të gjithë duhet të godas ata që po shuajn dhe degradojnë institucionet e drejtësisë në të cilat zgjidhja e një lënde shkon në 10 vite kurse në komunat si Malisheva as ska kush ndanë drejtësi.

Mbase nuk luftuam për këtë ditë…

Share.