Një veturë është djegur tërësisht në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës.

Sipas pamjeve shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve.

Siç ka mësuar Llapi.info, dyshohet se në këtë veturë ka shpërthyer një bombole gazi – për çka kjo veturë është kapluar nga zjarri – të cilin e kanë lokalizuar zjarrfikësit.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar

Share.