E ardhmja e Armando Brojës është shumë afër që të qartësohet dhe sulmuesi shqiptar nuk do të ndryshojë kampionat pasi pritet që të mbetet në Premier Ligë.
20 vjeçari i cili është në pronësi të Chelseat është shumë afër transferimit në West Ham United pasi besohet se palët janë shumë afër marrëveshjes, përcjellë TV Malisheva.
Gazetari Fabrizio Roamno raporton se West Hami tani është afër nënshkrimit më Armando Brojën. Sipas tij, bisedimet po përparojnë me Chelsean dhe West Hami po këmbëngul për një marrëveshje të përhershme pas ofertës zyrtare të dorëzuar, por kjo varet nga Chelsea.
Broja ka rënë dakord për kushtet personale me West Hamin, skuadër e cila për shërbimet e tij ka ofruar 35 milionë euro.