Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3575 raste, prej tyre 3417 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 72 raste.

 

/TV Malisheva

 

Share.