Zbardhen detaje të reja nga masakra e trefishtë në Fushë-Krujë, ku u ekzekutuan me kallashnikov dhe u dogjën brenda makinës shtetasit Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkaWeb” se Policia e Krujës ka shoqëruar mbi 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje për vrasjen e trefishtë, që tronditi mbarë vendin.

Siç mëson gazetarja Haxhiaj, të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë Krujë nuk ka ambiente. Ndërkohë, edhe sot me dhjetëra forca të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në Fushë-Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.

Policia dyshon se autorët kanë qenë mjaft të përgatitur dhe me njohuri të avancuara në drejtim të teknikës ushtarake dhe të përdorimit të armëve duke qenë edhe qitës profesionistë. Nga këqyrja e makinës së viktimave dhe vendit të ngjarja është konstatuar se nga të gjithë plumbat e derdhur në drejtim të tyre, vetëm njëri ka qenë jashtë objektivit, pra makinës. Ekspertët e policisë kanë konstatuar vetëm një plumb, i cili ka qenë jashtë objektivit dhe ka bërë rikoshetë në pjesën mbrojtëse të mbikalimit, vetëm pak centimetra në lartësi nga makina e viktimave.

/TV Malisheva

 

 

Share.