Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili së shpejti do të lërë këtë post është shfaqur si bashkë-pilot në avionin luftarak.
Në videon e publikuar Johnson shfaqet në avionin luftarak teksa shihet se janë ngritur në ajër.
“Boris Johnson ia doli pistës në RAF Coningsby si një kolos të shtunën, duke luajtur qartësisht një hero filmi aksion që del për një luftë të fundit”, shkruajnë mediat e huaja.
Kujtojmë se kryeministri Boris Johnson dha dorëheqjen nga posti i liderit të Partisë Konservatore. Në një fjalim drejtuar kombit, Johnson ka bërë të ditur se ka emëruar një kabinet qeveritar, kurse ai do të shërbejë si kryeministër i vendit derisa të zgjidhet pasuesi e tij.
“Është e qartë tani se vullneti i Partisë Konservatore është që duhet të ketë një lider të ri të partisë dhe kryeministër”, ka deklaruar Johnson në adresimin nga zyra e kryeministrit.
Njoftimi i Johnsonit u bë pasi më shumë se 50 zyrtarë britanikë dhanë dorëheqje nga postet e tyre.
Pakënaqësitë në kabinetin e Johnsonit u shfaqën pas disa zbulimeve së fundmi lidhur me sjellje të papërshtatshme seksuale të ligjvënësit konservator Chris Pincher dhe u raportua se Johnson ishte në dijeni të këtyre ndodhive./TV Malisheva