Një zjarr masiv ka rënë në Gjirin e Lalëzit, duke rrezikuar të përhapet dhe në disa banesa. ABC-ja mëson se deri më tani janë 5 banesa që rrezikohen nga flakët.

Era e fortë po përhap me shpejtësi zjarrin, ndërsa dhjetëra forca zjarrfikëse  dhe policore kanë shkuar drejt vatrës për të bërë të mundur shuarjen.

Për shkak të erës së fortë është shumë e vështirë që flakët të vihen nën kontroll.

/TV Malisheva

Share.