Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin. Uroj që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancoj edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – si një e drejtë themelore dhe e merituar tash e sa vjet”, ka shkruar ai.

/TV Malisheva

Share.