Tifozët e Barcelonës nuk kanë mundur të kërkojnë një merkato më të mirë se kjo aktuale verore, ku panë lojtarët si Franck Kessie, Andreas Christensen, Robert Lewandowski e Raphinha t’i bashkohen klubit.

Christensen, Kessie e Raphinha bënë debutimet e tyre në ndeshjen kundër Inter Miamit, përballje kjo që ishte miqësore dhe u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, përcjellë TV Malisheva.

Christensen e Kessie treguan paraqitje solide, por ishte ylli brazilian, Raphinha, ai i cili arriti të bëjë debutimin e ëndrrave të tij.

U desh një harkim brenda zonës së 16-metërshit, dhe Raphinha me gjakftohtësi arriti që ta konkretizojë atë me gol, dhe pavarësisht që ndeshja ishte në rolin e miqësores, ylli brazilian hapi llogarinë e tij të golave te Barcelona.

Golin e Raphinhas e gjeni më poshtë.

Share.