Këtë të hëne Florim Zuka njoftoi largimin e tij nga posti i kryetarit te skuadra e Gjilanit.

Kjo gjë erdhi pasi që skuadra gjilanase nuk arriti që nën udhëheqjen e tij ta siguroj të paktën një herë titullin e kampionit të Superligës së Kosovës, përcjell TV Malisheva.

Tani, pas largimit nga Gjilani, Zukën e takoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ademi tregoi se Zuka ia ka shpjeguar atij arsyen e largimit nga klubi, si dhe planet e mëtutjeshme të ish-pronarit të Gjilanit.

Postimin e Ademit në rrjetin e tij social “Facebook” e gjeni më poshtë.

 

Postimi i plotë:

Sot në vilën e tij në Buna të Ulqinit e takova Florim Zukën (Talin), ku biseduam rreth largimit të tij nga SC Gjilani. Ai e shpjegoj arsyen e largimit nga posti i kryetarit të klubit dhe planet e mëtutjeshme.
Shpreha keqardhjen time që nga futbolli kosovar u largua një investitor i madh, i cili do t’i mungojë shumë qytetit dhe FC Gjilanit.
Tali për 5 vjet e gjysmë e udhëhoqi me sukses SC Gjilanin dhe investoi shumë i vetëm, prandaj mungesa e tij do të jetë e madhe te klubi dhe tek tifozët “Skifterat”.
Talin e falënderoj për atë që i dha klubit dhe futbollit kosovar gjatë kësaj periudhe dhe i uroj suksese të vazhdueshme në bizneset e tij, me shpresë që edhe në të ardhmen do të jetë anëtar i familjes së madhe të futbollit.
Ndërkaq, SC Gjilanit i uroj riorganizim sa më të shpejtë dhe rrugëtim të sukseseshëm edhe në të ardhmen.

Share.