Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente, ndaj të pandehurit V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se, më 18 korrik 2022, në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, djalit të tij, E.B. Pas një mos marrëveshje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri fillon qe ti bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht te dëmtuarin duke e goditur me shuplaka ne kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupore” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së. Gjithashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, me dashje i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, vëllait të tij, I. B”, thuhet në njoftim.

I dëmtuari I.B., pasi vëren te pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për ti ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, në shpinë, në duar dhe në pjesë të tjera te trupit, me ç‘rast te dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin.1.3 të KPRK-së.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit V.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 korrik 2022”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.