Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 1480 qytetarë të infektuar nga 3014 testime, një humbje jete dhe 1106 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid 19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 603. Janë 9.519 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 74-vjeçe.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 300.058 raste pozitive, prej tyre 287.018 janë shëruar, 9.519 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.521 pacientë.

/TV Malisheva

Share.