Ish-deputeti Milaim Zeka pretendon se Albin Kurti pasi është bërë kryeministër është takuar disa herë fshehurazi me kryeprokurorin e Gjykatës Speciale. Takime të tilla, Zeka thotë se ka pasur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Siç shkruan Zeka në një tekst ku ia numëron Kurtit ndryshimet e qëndrimeve për dialogun, taksën dhe Gjykatën Speciale, në takimet e realizuara me kryeprokurorin e Speciales kreu i Qeverisë ka kërkuar të fillojnë veprimet nga Gjykata.
Postimi i plotë:
Per tri tema te renda u terhoq Albin Kurti
Dialogu, taksa, Gjykata Speciale
E para ishte tema e dialogut me Serbine. As ky, dhe as lideret e tjere politik, perjashto ne kete pike Presidentin Thaçi, as qe e kane kuptu, apo dojne me kuptu se çka ashte dialogu. Keta dojne monolog, qe shqip dmth me fole vetemeveti, sikur ata qe bahen per hajmali, ose qe shkojne te Burdushi.
Problemi tjeter eshte, se keta aqe shume po e mashtrojne popullin, duke i thane se “nuk pranojme ndarje, as shkembim te teritoreve”, saqe kur ulemi me bisedu me Serbine edhe per lakna turrshi, qytetaret kane me thane: Shihi keta tradhetaret qysh po flasin per laknat e Krushes, e atje a e dini çfare masakre u ba?! Ka mundesi qe “patriotizmi” i tille do te vjellet nga barku i disa “patriotave” qe tane jeten kane hanger qorbe te mbetur ne fundin e kazanit te Serbise. Nuk po dojme me ja thane qytetareve te verteten se ne kete dialog do te flitet edhe per ndarje, edhe per shkembim teritoresh, edhe per krijimin e Zajednices, e besa edhe te minishteteve brenda R te Kosoves, te cilat do te quhen komuna me pushtet ekzekutiv.
Edhe populli nuk po done me dite as me degju te verteten. Ashte ba imun me rrenen, mashtrimin dhe abuzimin. Nuk po del pertej kesaje. Ka ngele ky popull vetem me dy ngjyrat: bardhe e zi. Do bisedohet gjitheçka, e çka do pranojme, do varet nga urate e miqesise tone me Ameriken dhe BE!
Per taksen nuk po flas, se boll kam fole. Njemije here e kam thane se taksa ja theu qafen Ramushit, e Albinit do ja thyej qafen dhe boshtin kurrizor. Per fat te keq ashtu ndodhi.
Gjykata Speciale. Kryeministri Albin Kurti i ka pas dhane shume zjarre luftes kunder kesaj Gjykate, edhe pse ky, ma mire se sa ata qe e kane votu, e ka ditur se do te bahet. Fuqite e medha ja kane ba Gjykaten e Nurnbergut Gjermanise me 80 milion banor, jo Kosoves qe eshte sa banhofi i Berlinit.
Pasi eshte bere kryeminister, Albin Kurti i cili sipas tije shquhet per “ transparence”, kur nuk ka folur per takimet e fshehta me Kryeprokurorin e kesaj Gjykate. Nuk ka folur per bisedat qe i ka pasur, e mbi te gjitha kerkesat e tije ndaje Gjykates “qe te filloje me vepru”. Takime te ketij niveli ka pasur edhe Ministreja e Drejtesise, Albulena Haxhiu. Pse nuk i kane fole opinionit per keto takime, si dhe kumaren e arritjes se koalicionit me LDK-ne, qe eshte spanjoli Borrel, duhet ta thone ata. Mundet edhe Lutfi Haziri me tregu, ose me demantu kete punen e Borelit, ama Gjykata Speciale ngelet kutia e sekretit te kesaje qeverie…!!!/ Tv Malisheva