Pas zgjedhjeve lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur zgjedhje brenda partiake në disa komuna, në mesin e tyre edhe në komunën e Malishevës.

Dega e LDK-së në Malishevë ka kryer zgjedhjet nëpër nëndegë, në këtë vikend pritet të mbahet kuvendi zgjedhor për kryetarin dhe kryesinë e re.

Sipas burimeve të TV Malisheva, në garë për kryetar deri më tani janë Labinot Gashi, Skender Rrahmanaj dhe Fatmir Ademaj.

Mund të ketë edhe kombinime të tjera politike deri në ditën e kuvendit zgjedhor.

Kujtojmë se këtë degë e kanë përcjellur probleme të shumta, një pjesë kanë hyrë në qeverisje në subjektin Nisma, ndërsa pjesa tjetër është në opozitë.

/TV Malisheva

Share.