Arsenali është duke zhvilluar turneun para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra londineze po zhvillon edhe disa ndeshje miqësore atje.

Mbrëmë, djelmoshat e Mikel Artetës u përballën me Orlando Cityn, skuadër ndaj të cilës fituan 1:3.

I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

Xhaka pas ndeshjes u pa me disa tifozë shqiptarë, ku njërit prej tyre ia dhuroi edhe fanellën.

Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme.

/TV Malisheva

Share.