Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se kur bëhej luftë në Kosovë, Edi Rama, shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantët në Paris. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha e akuzoi kryeministrin shqiptar se ka dorë në arrestimin e Hasim Thaçit.
Berisha: Kur bëhej luftë në Kosovë, Rama shiste ikona të vjedhura në Paris
“Kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhnin gjakun, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi i dekonfiruar dhe i shndërruar në një pacient të pa kuruar shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Shiste ikona të vjedhura, e ka thënë Fatos Nano, është deklaratë e tij”, tha Berisha.
Ndërsa, sa i përketarrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Berisha tha se futi Rama e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimit të kufijve në Ballkan, e cila sipas tij, çoi në arrestim.
Berisha: Trinomi Kremlin-Beograd-Tiranë qëndron pas arrestimit të Thaçit
“Në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron një trinom Kremlin-Beograd-Tiranë. Ky e mori dhe e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ky e mori Hashim Thaçin të shtrëngonte duart me Putinin, bashkë me Ymerët dhe Klosët e tij. Janë burime shpifjesh të pafundme. Edi Rama, në një spirale futi udhëheqjen politike të Kosovës, e cila në mënyrë absolute ndikoi në procesin e arrestimit të tyre”, vijoi Berisha.
Berisha tha se Rama dhe analisti Baton Haxhiun dërmorën fushatë për anulimin e asgjësimit të Gjykatës Ndërkombëtare, gjë e cila tregonte indirekt se po përpiqej për të fshehur fajësitë që nuk ekzistonin.
Berisha: Rama është argat i Vuçiqit
“Prandaj hidhet dhe kërcen këtu sepse e di që në çdo variant del thjeshtë një argat dhe vasal i Aleksandar Vuçiq. Sepse e di që në çdo samit është i damkosur si argat i tij, jo për Kosovën, përkundrazi, por për planet e Vuçiçit, përpiqet në çdo samit t’i bëjë retushin.
Berishau shpreh se qëndrimi i PD-së është ai që ka qenë gjithmonë dhe kundër raportit të Dick Martyt.
/TV Malisheva