Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1 mijë e 440 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 761 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 8 mijë e 712.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 172 doza të vaksinës kundër COVID-19.

/TV Malisheva

Share.