Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 16 raste të reja.

Kjo është konfirmuara nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3657 raste, prej tyre 3420 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 150 raste.

/TV Malisheva

Share.