Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht përgjatë relievit malor.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10:00 deri në ora 17:00.

Prandaj këshillohet të konsumohet sa më shumë ujë, jo edhe lëngje të gazuar dhe me sheqer, të bartni masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta. Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Të dielën parashihet rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.

/TV Malisheva

Share.