Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmi kibernetik ndaj e-Albania është zmbrapsur me sukses nga një “superskuadër” shqiptaro-amerikane.

“Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit”, ka shkruar Rama në Twitter.

Rama tha se detajet e sulmit kibernetik do të publikohen sapo të përfundojnë proceset e hetimit.

“E gjithë ngjara do t’i rportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione”, shkroi Rama. /TV Malisheva

Share.