Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë përmes rrjetit social, facebook, ka treguar lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe  ka felenderuar personelin arsimor për fillimin e mësimit online:” shpreh falënderimet më të përzemërta për të gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët me angazhime vetëmohuese po bëjnë përpjekje të ruajnë vazhdimësinë e procesit edukativo-arsimor dhe angazhimin e përgjegjshëm me të gjitha institucionet relevante në sistemin tonë arsimor”
Postimi i plotë:
Të nderuar mësimdhënës,
Të nderuar prindër,
Të dashur nxënës,
Bazuar në zhvillimet e deritanishme për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor në distancë, ju informojmë se DKAE-ja ka formuar grupin komunikues me drejtorë të shkollave dhe jemi në komunikim të përditshëm për ecurinë e procesit mësimor në distancë (online).
Sipas informacioneve që kemi nga drejtorët e shkollave mësimi në distancë është duke u zhvilluar shumë mirë nga klasa 1-9-të, që nga fillimi i këtij procesi. Gjithashtu, ju informojmë se për zhvillimin e mësimit në distancë për Arsimin e Mesëm të Lartë shumica e mësimdhënësve kanë filluar realizimin e programit arsimor me nxënësit e klasave 10-12-ta, duke formuar aplikacione ( platformë elektronike) në grupe me nxënësit e tyre.
Në fund të këtij mesazhi më lejoni të shpreh falënderimet më të përzemërta për të gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët me angazhime vetëmohuese po bëjnë përpjekje të ruajnë vazhdimësinë e procesit edukativo-arsimor dhe angazhimin e përgjegjshëm me të gjitha institucionet relevante në sistemin tonë arsimor.
Po ashtu besoj në punën tuaj dhe do të jemi të gatshëm që së bashku të ofrojmë mbështetje për nxënësit tanë, që të jenë aktiv dhe ta kenë më të lehtë mësimnxënien.
Duke ju dëshiruar që sa më shpejt ta kalojmë këtë pandemi, ju uroj punë të mbarë dhe suksese!
Blerim Thaçi, drejtor i DKAE- Malishevë

Share.