Mesfushori Jordan Henderson është në dyshim për ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses angleze ndaj Bullgarisë dhe Kosovës, raporton “Daily Mail”.

Henderson e lëndoi kyçin e këmbës në fitoren 3:1 të Liverpoolit ndaj Burnleyt në “Turf Moor”.

Ai provoi që ta vazhdojë ndeshjen, por u zëvendësua kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë.

Ai tani do të vlerësohet nga ekipi mjekësor i Liverpoolit para ndeshjeve të Anglisë.

Henderson është një futbollist kyç për Gareth Southgaten.

Anglia së pari do të luajë ndaj Bullgarisë në “Wembley” më 7 shtator, kurse pas tri ditësh e pret Kosovën në Southampton.

Share.