Rusia ka kryer sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, ndërsa Kievi ka shtuar përpjekjet e saj për të rimarrë rajonin e pushtuar jugor të Khersonit.

Pesë persona u vranë dhe 26 u plagosën kur raketat goditën qytetin qendror të Kropyvnytskyi, thanë zyrtarët. Tre persona vdiqën në Bakhmut, në lindje, raporton BBC.

Pranë Kievit, 15 persona u plagosën në një bazë ushtarake. Rajonet veriore dhe jugore të Ukrainës u goditën gjithashtu.

Kjo vjen pasi Ukraina kërkon të izolojë trupat ruse në jug të vendit.

Një urë kyçe në qytetin Kherson është jashtë funksionit pasi forcat ukrainase e goditën atë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga ShBA-ja. Kjo e bën të pamundur për Rusinë dërgimin e dislokimeve dhe armatimit mbi Urën Antonivsky.

Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas i kapur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tani është “praktikisht i shkëputur nga territoret e tjera të okupuara”.

Megjithatë, ushtria ukrainase ka paralajmëruar se Moska tani po ridislokon forcat e saj nga Ukraina lindore për të mbrojtur rajonin Kherson.

/TV Malisheva

Share.