Mbrëmë janë konfirmuar edhe 13 raste të reja, ku 11 prej tyre janë në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës.
Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, tha se të gjithë të prekurit përveç një rasti janë të moshës më të re.
Kastrati në emisionin “Zyra e Ankesave” tha se bëhet fjalë edhe për një foshnje 5-muajshe e cila është prekur nga koronavirusi.
Ky shënon edhe rastin e parë të moshës pediatrike të prekur në vend.
Ndërsa personi më i moshuar në mesin e këtyre të prekurve është 72-vjeçar i cili është tashmë në Infektivë./ Tv Malisheva