Skuadra angleze, Arsenal, po vazhdon me formën fantastike në ndeshjet përgatitore para fillimit të sezonit 2022/23.

Në kuadër të Emirates Cup, pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara Arsenali e shkatërron Sevillan me rezultat 6:0, përcjellë TV Malishev.

Ylli i ndeshjes ishte sulmuesi i ri i skuadrës, Gabriel Jesus, i cili shënoi hat-trickun e tij të parë në fanellën e Arsenalit.

Po ashtu, ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte edhe anësori, Bukayo Saka, i cili realizoi dy gola, kurse golin e fundit të ndeshjes e shënoi anglezi, Edward Nketiah.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Arsenalit para fillimit të sezonit 2022/23 në Premier Ligë, të cilin e nis me ndeshje kundër Crystal Palace javën e ardhshme.

/TV Malisheva

Share.