Trajneri i ri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka pësuar sot humbjen e parë që prej emërimit në krye të klubit.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, Manchester United u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Atletico Madridi, përcjellë TV Malisheva.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për madrilenët e shënoi sulmuesi portugez Joao Felix, pas një asistimi nga Alvaro Morata në minutën e 86′ të ndeshjes.

Ndeshja e sotme ishte e pesta në rolin e miqësores, ku nga parapërgatitjet para fillimit të sezonit 2022/23, United regjistroi tre fitore një barazim dhe humbjen e sotme, ku po ashtu kjo ishte humbja e parë e trajnerit Ten Hag me “Djajtë e Kuq”.

Manchester United i rikthehet aksionit ditën e nesërme, ku do të përballet në miqësoren e fundit parasezonale me skuadrën spanjolle, Rayo Vallecano.

/TV Malisheva

Share.