Më shumë se 100 ushtarë rusë u vranë në luftimet e reja në rajonin Kherson dhe se dy depo municionesh ruse u shkatërruan, njoftoi Ushtria ukrainase.

Në atë zonë, Kievi po përgatit kundërsulmimin më të madh që nga fillimi i sulmit rus.

Komanda Jugore e Ushtrisë së Ukrainës tha se trafiku hekurudhor për në Kherson përmes lumit Dnieper ishte ndërprerë, gjë që mund të izolonte më tej forcat ruse në perëndim të lumit dhe të ndërpresë furnizimin e tyre nëpërmjet Krimesë.

“Si rezultat i zjarrit, i cili vendosi kontrollin mbi lidhjet kryesore të transportit në territorin e pushtuar, trafiku mbi urën hekurudhore mbi Dnieper nuk është më i mundur,” tha Komanda Jugore.

Në javët e fundit, Ukraina ka përdorur sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi, të cilat i ka marrë si ndihmë nga vendet perëndimore, për të dëmtuar tri ura përtej lumit, duke e bërë të vështirë për Rusinë furnizimin me trupat e saj.

/TV Malisheva

Share.