Njohësi i politikës së jashtme, Shqiprim Pula në një postim të tij në Facebook pyet se ‘a është kund gjallë Edi Rama?’

Ai ka kritikuar Edi Ramën për mos reagim pas situatës së krijuar në Kosovë.

Analisti Pula duke iu drejtuar Ramës thotë se ‘O Edi, thuaji atij “vllaut” se po rrezikon sigurinë e qytetarëve të “vllaut tjetër” !?’.

Postimi i plotë:

PISKAMË

A është kund gjallë Edi Rama?

A din kush, a i ka qu fjalë “vllaut”?

O Edi, thuaji atij “vllaut” se po rrezikon sigurinë e qytetarëve të “vllaut tjetër” !?

O Edi, me veprimet e strukturave të “vllaut” po rrezikohet paqja në minimum 17% e oborrit të “vllaut tjetër” !?

Bëhu i gjallë e lësho zo, O Edi.

Nuk vazhdohet “Ballkani i Hapur” kështu o Edi.

Më lejoni të jem vëllau i Kurtit dhe Vučićit.

/TV Malisheva

Share.