Një ditë pasi foli për lehtësimin e masave, Rama jep njoftimin: Ja qytetet ku rifillojnë me pikatore kantieret e ndërtimit.
Kane e paralajmëroi largimi, Tottenham ia kujton se ende ka shumë vite në kontratë
Harry Kane vijon rikuperimin nga dëmtimi i rëndë, teksa pak ditë më parë deklaroi se do të marrë në konsideratë një largim të mundshëm nga Tottenham, nëse nuk krijohet një skuadër e denjë për të luftuar për objektiva madhorë.
Për sulmuesin e Kombëtares Angleze interesohen klube të shumta, duke filluar me Manchester City-n në Angli e për të vijuar me Juventusin e Realin e Madridit në Europë, por duket se Tottenham nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë prej tij.
Kjo pasi “Spurs” kanë emëruar në krye të pankinës portugezin Jose Mourinho dhe në verë pritet të investojnë fuqishëm për të ndërtuar një skuadër konkurruese si në Angli, ashtu edhe në Ligat Europiane dhe Kane është në qendër të projektit.
Jo më kot drejtuesit e klubit londinez i kanë kujtuar kapitenit të tyre se ka edhe 4 vite të tjera kontratë me Tottenhamin, ndërsa në të njëjtën kohë i kanë premtuar garanci se po punohet për të ndërtuar një skuadër konkurruese./ Tv Malisheva