Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung që raporton për rajonin e Ballkanit, pas tensioneve të ngritura në veri të Kosovës, e cila vendosi që të aplikonte një masë reciprociteti me Serbinë në targa dhe dokumente, ka shtruar pyetjen nëse mund të një luftë e re në Ballkan, ndoshta e mbështetur nga Rusia.

Ai thotë se edhe pse duhet pasë kujdes në parashikime, mund të guxojë të thotë jo. Përgjigjja e tij konsiston në analizën që i ka bërë situatën ushtarake në rajon.

Martens, duke e cituar Institutin Ndërkombëtar SIPRI në Stokholm, thotë se Serbia ka vite që po riarmatoset masivisht dhe se shteti serb ka shpenzuar më shumë para për fushën e mbrojtjes në vitet e fundit sesa të pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku.

Megjithë këtë investim, Martens thotë se ushtria serbe ka një armik në vetë Serbinë – demografinë.

“Serbia nuk do të sulmojë KFOR-in në Kosovë. Të paktën jo tani. Tjetër çështje është nëse konstelacioni do të jetë i ndryshëm pas disa vitesh. Armiku më i rrezikshëm i ushtrisë serbe gjithsesi nuk është në Kosovë. Fshihet në vetë Serbinë. Është demografia”.

“Rënia dramatike e popullsisë që përjeton Serbia është edhe më e dukshme në ushtri sesa në fusha të tjera të shoqërisë. Serbisë i mungojnë pilotët luftarakë. I mungojnë ekuipazhet e tankeve”, thotë Martens.

Ai thotë se në sektorin privat në Serbi, ofertat janë shpesh më tërheqëse sesa në ushtri.

“Ushtria e Serbisë lufton për të rekrutuar dhe mbajtur personelin e duhur. Dhe ku është dobia e një grupi të shkëlqyer sistemesh të reja armësh për një ushtri nëse nuk ka mjaft oficerë të trajnuar për t’i përdorur ato?”.

” alt=”” aria-hidden=”true” />Image

Gazetari gjerman, Michael Martens

Martens shkruan se një pamje e pazakontë u shfaq më 9 prill të këtij viti në aeroportin e Beogradit. Gjashtë aeroplanë transportues ushtarakë kinezë, të cilët nuk ishin parë kurrë në Europë, zbarkuan në kryeqytetin serb.

Serbia është i vetmi vend europian që përdor sistemin kinez. Reagimet në BE, ku vendi ballkanik është ende një kandidat për anëtarësim, ishin po aq të ashpra. Qeveria federale [gjermane] njoftoi se pret që të gjithë kandidatët për anëtarësim “të bashkohen me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe kështu të afrohen më shumë me BE-në”. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin komentoi kundërshtimet se shpërndarja ishte pjesë e marrëveshjes së rregullt kineze –  plani i bashkëpunimit serb. Beogradi kishte blerë më parë drone luftarake kineze. Dërgesat nga Kina janë një pjesë e rëndësishme e riarmatimit të rëndësishëm që Serbia po ndjek prej disa vitesh”, shkruan gazetari gjerman.

Sipas tij, në botën profesionale, blerja e një sistemi kundërajror kinez FK-3 konsiderohet një përshtatje e sistemit rus S-300. Për këto prurje ushtarake, presidenti i Serbisë u krenua duke thënë se ky sistem armësh “do të rrisë në mënyrë dramatike efektivitetin luftarak të forcave tona të armatosura”.

/TV Malisheva

Share.