Reuf Bajroviq, aktivisti boshnjako-amerikan i cili është nënkryetar i Aleancës Amerikano-Evropiane, ka thënë se koalicioni qeverisës në Mal të Zi “sapo ka rënë”.

Sipas Bajroviq, zgjedhjet e reja në Mal të Zi janë të pashmangshme, bazuar në qëndrimin e Partisë Demokratike të Socialistëve, të udhëhequr nga presidenti Milo Gjukanoviq.

“Koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Abazoviq sapo ka rënë! DPS-ja sapo ka njoftuar se po bën thirrje për zgjedhje të reja”, shkroi Bajroviq në rrjetin social Twitter të mërkurën, në një koment pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

“Aktorët pro-rusë, në bashkëpunim me Abazoviqin, kanë destabilizuar me sukses një shtet anëtar të NATO-s duke shtyrë marrëveshjen e diskutueshme me Kishën Serbe”, vijoi Bajroviq./TV Malisheva

Share.