Malisheva ka bërë prezantimin e Kastriot Rapucës.
Klubi malishevas e ka kompletuar transferimin e lojtarit nga Ulpiana.
Rapuca që luan në dy krahët e mbrojtjes transferohet te Malisheva pas një edicioni fantastik në aspektin personal që pati me Ulpianën.
21-vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë në klubin lipjanas dhe kishte disa oferta nga klubet e Superligës, por në fund vendosi për Malishevën.
Malisheva ia doli të qëndronte në BKT Superligë, por vetëm pas barazhit, ndërsa në edicionin e ri synojnë që t’i largohen më shumë asaj situate.
Më poshtë keni postimin e plotë (pa ndërhyrje) nga klubi:
Transfer i ri…
Konfirmojmë arritjen e marrëveshjes për transferimin e Kastriot Rapucës nga KF Ulpiana.
Mirë se vjen Kastriot.
/TV Malisheva