Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliq nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Regimi i tij ka ardhur pasi Deliq ishte komandant i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë.
“Komandanti i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Veç Millosheviçi po ju mungon edhe po kompletohet udhëheqja kriminale serbe e viteve 90-ta”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave.
Ish-komandanti i Brigadës së 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë, Deliq është i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Fondi Joqeveritar i Beogradit për të Drejtën Humanitare, i cili heton krimet e luftës, ngriti dy kallëzime penale kundër tij për ato që ata thanë se ishin krime në Kosovë, por asnjë procedim nuk u nis kurrë kundër Deliq.
/TV Malisheva