Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq i ka thënë kryeministrit Dritan Abazoviq se ai nuk ka të drejtë të ratifikojë asgjë më shumë sesa gjyshja e tij.

Qeveria e Malit të Zi ka nënshkruar marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe – e Abazoviqi ka marrë kritika edhe brenda Qeverisë së tij, raporton Vijesti.

“Shumë është bërë në këtë vend me mashtrim. Ka sanksione për gabimet dhe sukseset. Kryeministër, kjo nuk ishte as një ditë e bukur dhe as e përshtatshme. Ju nuk keni të drejtë të ratifikoni asgjë, më shumë se gjyshja ime”, tha Krivokapiq.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq, duke cituar një dokument të brendshëm nga Brukseli, i cili ende nuk ka mbërritur zyrtarisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tha se për shkak të Marrëveshjes Themelore, draft raporti i Komisionit Evropian për Malin e Zi për vitin 2022 është mjaft negativ.

Duke cituar një dokument të brendshëm, ai tha se në qarqet e Brukselit nuk ka asnjë mirëkuptim, pse në një moment vendimtar për procesin e integrimit evropian të Malit të Zi fokusi është në çështje të tilla si Traktati Bazë, duke vënë në pikëpyetje shansin historik të Malit të Zi për të përshpejtojë rrugën drejt BE-së.

/TV Malisheva

Share.