Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe “Help Hilfe zur Selbsthilfe”, sot e kanë nënshkruar një aneks marrëveshje, për vazhdimin e marrëveshjes për përkrahjen e biznese të vogla, duke e rritur numrin nga 27 në 37 biznese të cilat do të përkrahen nga komuna dhe “Help Hilfe zur Selbsthilfe”.
Kastrati e ka falënderuar “Help Hilfe zur Selbsthilfe”, për bashkëpunimin e mirë në realizimin e këtij projekti në Malishevë dhe “si rezultat i suksesit, është rritur përkrahja për mbështetje të bizneseve të vogla, ndërsa përkrahja për bizneset e vogla apo fillestare, është një prej prioriteteve të qeverisë komunale”.
Ndërsa sipas “Help Hilfe zur Selbsthilfe”, projekti për mbështetje të bizneseve të vogla në Malishevë, në kuadër të programit të tyre “Fuqizimi socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor” , është realizuar me sukses, andaj e kanë parë të arsyeshme, që të vazhdohet apo të rritet përkrahja edhe për 10 biznese tjera.
Me këtë program, “Help Hilfe zur Selbsthilfe”, mbështet bizneset e vogla me pajisje, ndërsa Komuna e Malishevës, mbështetë me tridhjetë përqind të shumës në këtë projekt. Marrëveshja e mëparshme, ishte bërë më 16.07.2021, ndërsa sot është vazhduar, apo nënshkruar aneks marrëveshja për përkrahjen edhe të 10 bizneseve tjera.
/TV Malisheva