Posta e Kosovës sot ka bërë promovimin e pullës postare “Dua Lipa”.
E pranishme në këtë promovim ishte edhe vetë këngëtarja me famë botërore.
Dua Lipa u shpreh e lumtur për nderin që i është bërë, derisa tha se me punën e saj do të mundohet ta ngritë Kosovën sa më lart.
Lipa: Do të vazhdoj të punojë për ta ngritur Kosovën
“Është një nder i madh për mua ky moment, nuk kam fjalë. Do të vazhdoj të punojë në çfarëdo mënyre që mundem për me ngrit Kosovën sa më lart”, tha ajo.
Fakete Kadiu, ushtruese e detyrës së kryshefes ekzekutive e Postës së Kosovës, ka treguar arsyet e dedikimit të kësaj pulle postare këngëtares Dua Lipa.
Lipa: Dua do të jetë pjesë e zhvillimit të Kosovës përmes pullës postare
“Sot prezantojmë emisionin dedikuar yllit tonë, Dua Lipa. Dua është një këngëtare që anembanë globit ka fansa të shumtë. Dua, përmes performancës së shkëlqyer të talentit të saj, ka arritur të jetë një këngëtare me miliona fansa, por përmes performancës së saj ajo e lartëson edhe Republikën e Kosovës, sepse kudo që është Dua, është edhe Kosova… Jemi të vetëdijshëm që Dua Lipa ka marrë shumë shpërblime me renome botërore, por kësaj radhe Dua shpërblehet me një shpërblim të veçantë. Nga sot, Dua do të jesh pjesë e një periudhe zhvillimore të Republikës së Kosovës përmes pullës postare, simbolit të shtetësisë”, tha ajo.
Kujtojmë, të premten presidentja Vjosa Osmani e nderoi këngëtaren me titullin ambasadore nderi e Republikës së Kosovës. Dua Lipa ndoidhet në Kosovë në kuadër të festivalit Sunny Hill.
/TV Malisheva