Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka bërë të ditur qëndrimin e partisë së tij duke theksuar se shpalljen e zgjedhjeve në këtë periudhë e shohin të pamundur.

Ai ka thënë se e mbështesin krijimin e një qeverie të re edhe pa qenë pjesë e saj, duke theksuar se AAK nuk ka kushte në këtë situatë të rëndë për vendin.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se duhet respektuar Kushtetuta dhe nëse ajo e mundëson zgjedhjen e një qeverie në Kuvend, atëherë është mirë që ajo të ndodhë sa më shpejt.

Haradinaj: Shpallja e zgjedhjeve në këtë kohë është e pamundshme

“Më sigurt për Kosovën është të ketë një qeveri të votuar në Parlament së shpejti, kurdo që është e mundur, sesa të vazhdojë një qeveri e shkarkuar prej Parlamentit. Njëkohësisht, nuk e shohim të mundshme dhe në rreg ull, shkuarjen në zgjedhje në këtë kohë. Qeveria ardhshme mund të jetë me një afat kohor, e përkohshme një kohë të caktuar, por shpalljen e zgjedhjeve tani e shohim të pamundshme dhe të paarsyeshme”, tha Haradinaj.

Ai tha se AAK nuk ka kushte dhe se e përkrah formimin e qeverisë edhe pa qenë pjesë e saj.

Sipas tij nuk është koha e kushteve dhe apetiteve për pushtet.

Haradinaj: AAK nuk ka kushte

“Aleanca nuk qet kushte, nuk kemi kushte për të ndihmuar vendin në këtë kohë krize, për të pas qeverinë e vet, nuk kemi edhe kërkesa. Mundemi edhe me përkrah një qeveri pa qenë pjesë e saj, personalisht nuk jam kandidat për ndonjë funksion çfarëdo qoftë qeveritar”, tha Haradinaj.

Ndërsa zëvendësimin e tarifës me reciprocitet, Haradinaj tha se kthimi i saj është i vështirë.

Haradinaj: Taksa i takon të kaluarës, kthimi i saj është i vështirë

“Taksa i takon t ë kaluarës, taksa është heq, kthimi i taksës është i vështirë, duhet me pas një shumicë që beson në taksë, e atë shumicë nuk besoj që ka një qeveri e ardhshme, AAK nuk ka ndryshuar qëndrim në këtë temë, por është çështje e të kaluarës”, tha Haradinaj.

Haradinaj ishte i ftuar nga presidenti Thaçi për konsultim rreth gjendjes së krijuar pas shkarkimit të Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi në Kuvendin e Kosovës./ Tv Malisheva

Share.