Publikohet foto e çiftit shqiptar që u hodh nga kati i 6-të i një pallati në New York.

Foto tregon një familje të lumtur me dy fëmijë si yje. Ndërkohë, sipas informacioneve, Ornela Belliu priste dhe një fëmijë të tretë.

Burime paraprake informojnë se dyshohet që në fillim aktori shqiptar, Florind Belliu, hodhi gruan nga ballkoni Ornela Belliu, dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.

Ngjarja ka nodhur një ditë më parë, rreth orës 09:15, ku trupat e dy të rinjve u gjetën të vdekur nga polica vendase.

Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet e këtij fundi fatal.

Tragjedia ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkway South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenëay.

Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në New York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.

Share.