Festivali i muzikës “Sunny Hill”, po mbahet në Prishtinë pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë.

Sonte shënohet nata e fundit e këtij festivali.

Për katër ditë rresht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë kanë performuar shumë artistë ndërkombëtar si dhe ata vendor.

Në skenën e “Sunny Hill”, u ngjitën Dua Lipa, e cila është edhe organizatore e festivalit, gjithashtu artisti kolumbian J Balvin, Mahmood, Azet e Zuna, Skepta e Diplo, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Ghetto Geasy dhe shumë të tjerë.

Mbi 20 mijë adhurues të muzikës morën pjesë në këtë festival.

Nata e fundit do të karakterizohet me muzikë elektrizuese, ku do të përformojë artisti i famshëm Diplo dhe shumë DJ të tjerë./TV Malisheva

Share.