Kanë filluar të pranohet porositë nga Motorola, për Moto G Power dhe Moto G Stylus, që janë mjaft të fuqishme, derisa nuk kanë çmime aq të larta.

Të dyja e kanë ekranin LCD me 6.4 inç, 4GB RAM dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 665.

Dallimi kryesor është se Power u fokusua shumë te bateria masive me 5,000mAh, derisa te Stylus është një bateri më e lehtë që ka 4,000mAh, ndërsa memoria në të të parën është 128, kurse në tjetrën 64GB, vetëm se këto edhe mund të ndryshohen.

Në Moto G Stylus, kamera është më e fuqishme dhe ka kapacitet 48/16/2 megapixel, derisa kamera për selfie është 16 megapixel, kurse te Stylus është kamera me 16/8/2, ndërsa kamera për selfie mbetet e njëjtë.

Që të dy këta smartfonë, e kanë portën me 3.5 milimetra për vendosjen e kabllos për kufje, gjë që nuk e gjejmë në smartfonët e ri, ndërsa funksionojnë me sistemin operaiv Android.

Specifikat duket se janë shumë të pëlqyeshme, pasi që Moto G Power kushton 230 euro, ndërsa Moto G Stylus 275 euro.

Të interesuarit mund t’i porosisin që tani, ndërsa shpërndarja e tyre pritet të bëhet pas dy jave dhe do të dërgohet në shtëpi të blerësve./ Tv Malisheva

Share.