Ukraina mbrëmë ka shembur dy ura në jug të vendit, e të cilat ishin shfrytëzuar si pika kalimi kyçe për rusët.

Kështu ka bërë të ditur Natalia Humeniuk, zëdhënëse e Komandës Ushtarake Jugore të Ukrainës.

“Rezultatet (të goditjeve) janë mjaft të respektueshme, goditjet në urat Antonivskyi dhe Kakhovskyi,” tha ajo.

Kievi gjithashtu pretendon se ka goditur disa baza ushtarake në qytetin jugor të Ukrainës, Melitopol, të pushtuar nga Rusia në orët e para, duke vrarë trupa dhe duke shkatërruar pajisje, raportojnë mediat e huaja. /TV Malisheva

Share.