Inflacioni i konsumit në Greqi u ngadalësua në 11.6 për qind nga viti në vit në korrik nga 12.1 për qind sa ishte një muaj më parë, por është ende afër nivelit maksimal të 30 vjetëve, treguan sot të dhënat zyrtare.
Rritja e çmimeve të energjisë, banesave, transportit dhe ushqimeve kontribuuan më së shumti në inflacionin e lartë nga viti në vit, sipas zyrës greke të statistikave Elstat.
Në bazë mujore, inflacioni i konsumatorit shënoi rënie 1.8 për qind. Sipas indeksit të harmonizuar të BE-së, i cili mundëson krahasimin e çmimeve të konsumit midis anëtarëve të bllokut, inflacioni i korrikut në Greqi u ngadalësua në korrik në 11.3 për qind me bazë vjetore nga 11.6 për qind në qershor.
Muajin e kaluar, çmimet e gazit natyror në Greqi ishin 178.9 për qind më të larta se një vit më parë, ndërsa energjia elektrike u rrit me 55.8 për qind dhe nafta me 65.1 për qind.
Në korrik, shpenzimet e përgjithshme të banesave u rritën 30.9 për qind nga viti në vit, çmimet e transportit 20.6 për qind dhe ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan 13 për qind, tregojnë statistikat./TV Malisheva