José Mourinho është i impresionuar nga Paulo Dybala dhe paraqitjet e tij në seancat stërvitore. Dybala iu bashkua “Giallorossëve” si një transferim i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Juventusin.
Argjentinasi u prezantua para mbi 10,000 tifozëve në fund të korrikut dhe tifozët e Romës mezi po presin ta shohin atë në aksion në ndeshjet zyrtare. Shenjat e hershme janë premtuese pasi Roma mposhti me rezultat të thellë 5-0 Shakhtar Donetskun në miqësoren e tyre të fundit parasezonale të dielën.
“Il Corriere dello Sport” raporton se trajneri portugez është i impresionuar nga cilësia dhe qëndrimi i Dybala gjatë seancave stërvitore, përcjellë TV Malisheva.
Mourinho beson se Dybala është lojtari ideal për të bërë një hap përpara me skuadrën e tij për sa i përket cilësisë dhe e quan atë ‘Paolino‘ gjatë seancave stërvitore.
Sulmuesi dhe trajneri portugez janë tashmë në marrëdhënie të shkëlqyera dhe Dybala duket se tashmë është përshtatur shumë mirë në “Olimpico”.
/TV Malisheva