Kristijan Asllani është njëra nga blerjet më të rëndësishme të Interit në këtë afat kalimtar dhe në ndeshjet parasezonale ai ka lënë përshtypje shumë të mira tek stafi teknik i Interi dhe kryetrajneri Simone Inzaghi.

Edicioni i ri garues i Serie-A do të nis këtë fundjavë dhe Asllani ka marrë lajme të mira pasi ai mund të luajë nga minuta e parë në ndeshjen hapëse kundër Lecces, transmeton TV Malisheva.

Debutimi i tij si startues është i lidhur ngushtë me formën e kroatit Marcelo Brozovic. Nëse Brozovic nuk arrin të rikuperohet, Interi do të mbështetet te Kristjan Asllani në mesin e fushës.

Inzaghi arriti të studionte cilësitë e Asllanit që në ditën e parë të përgatitjeve dhe ishte i impresionuar nga lehtësia e të mësuarit dhe dinamizmi i tij, aq sa kishte planifikuar ta përdorte atë jo vetëm në defanzivë, por edhe si mesfushor sulmues.

In\teri dhe Lecce do të përballen të shtunën me fillim nga ora 20:45.

/TV Malisheva

Share.