Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni antidrogë që kryen dje agjentët e Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës në detin Jon, ku u sekuestruan plot 992 kg kanabis, i paketuar në 153 thasë.
Sipas tyre, tre skafet që drejtoheshin nga vlonjatët Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi kanë qenë gjatë gjithë kohës në ruajtje nga ajri nëpërmjet helikopterit, teksa dy prej tyre u kapën në det në momentin e shkëbimit, ndërsa skafi i tretë u gjet në portin e Triportit.
Në këtë moment ushtarakët hipën në anije dhe gjatë kontrollit u zbulua droga dhe paratë e gatshme.
Varka me vela rezulton të jenë në pronësi të një personi tjetër, po me kombësi ukrainase, por nuk është e vjedhur.
Për operacionin në fjalë kanë folur për mediat italiane drejtuesit më të lartë të Guardia di Finanzas së Barit.
“Ky operacion ka nxjerrë në pah një model të ri të operimit për transportin e lëndës narkotike. Kontrabandistët tentuan të çajnë bllokadën me një varkë me vela. Por njohuritë, përvoja dhe kapacitetet teknike të Guardia di Finanza bënë të mundur identifikimin e ngarkesës dhe sekuestrimin e saj. Ne do t’i kushtojmë vëmendje këtij modaliteti shumë delikat”, tha Koloneli Armando Franza , Komandanti i Departamentit Operativ të Barit Aeronavale të Guardia di Finanza.
Ndërkohë, nënkoloneli Giulio Leo , Komandanti i Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Komandës së Provincës së Leçes deklaroi: “Ne kemi gjetur në hetime të ndryshme, “Astrolabi” më i fundit mbi imigracionin e paligjshëm, që krimi i organizuar ndërkufitar përdor aftësi detare nga Ukraina”.
/TV Malisheva