Motorola Moto G62 është një nga pajisjet e pakta në treg që kapin vlerën e 200 eurove që ofron rrjetin 5G duke ju falënderuar çipit me kosto të ulët Snapdragon 480+.
Në pamje të parë, duket disi e çuditshme pasi supozohet të jetë më i ulët në fuqi se Snapdragon 680 që fuqizon Moto G52, por në realitet 480+ është më i shpejtë dhe është i vetmi me modem 5G. Pra faji kryesisht qëndron tek skema e emërimeve të Qualcomm, shkruan GSMArena.
Pajisja ka një ekran IPS LCD me madhësi prej 6.5 inç dhe shpejtësi rifreskimi prej 120Hz dhe ka një set të altoparlantëve stereo për një përvojë më të mirë multimediale. Ekziston vetëm një opsion i memories i cili është 4GB RAM dhe hapësirë të përgjithshme prej 128GB.
Konfigurimi i kamerës është mjaft i njohur për përdoruesit pasi i njëjti është përdorur edhe tek Moto G52. Moto G62 ka kamerë kryesore me sensor prej 50MP 1/2.76” me madhësi të pikselëve prej 0.64µm dhe lente f/1.8, krahas saj janë edhe kamera për fotografi ultra të gjerë me sensor prej 8MP dhe kamera për makro fotografi me sensor prej 2MP.
Kamera “selfie” në anën tjetër gjendet në vrimën që gjendet në pjesën e lartë në mes të telefonin dhe ka një sensor prej 16MP dhe me madhësi të lentës prej f/2.2.
E tërë pajisja e merr fuqinë nga një bateri prej 5,000mAh dhe kapacitet maksimal të rimbushjes prej 15W, dhe pjesa e saj interesante është se të dyja këto specifika kanë ulje në krahasim me Moto G60 e cila doli në treg vitin e kaluar.
Moto G62 është një nga telefonat 5G më të përballueshëm në treg, kështu që ka shumë njerëz të cilët pyesin se a ja vlen të blihet një telefon si ky. /TV Malisheva