Një femër ka raportuar në polici se ish i dashuri i saj ia ka kërkuar telefonin për ta kontrolluar. Gjatë asaj kohe i dyshuari ka ekspozuar një revole të cilën e ka pasur në brez. Rasti ka ndodhur në Shtime të martën rreth orës 08:10.
Policia raporton se me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë./TV Malisheva
Komunikata e plotë:
Shtime 09.08.2022 – 08:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar ia ka kërkuar telefonin e saj për ta kontrolluar dhe se gjatë asaj kohe i dyshuari ka ekspozuar një revole të cilën e ka pasur në brez. Me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë. I dyshuari nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet.